Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, ka thënë se është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri, Albin Kurti organin e akuzës

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri Albin Kurti organin e akuzës. Këtë deklaratë, ai  e ka dhënë pasi Kurti nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore me arsyetimin e gjendet jashtë vendit. Në radhë të parë është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri organin e akuzës dhe siç e dini që më bazë të Kushtetutës, pushtetet janë të ndara. Organi i akuzës është ai që ndalon keqpërdorimet dhe korrupsionin dhe me këtë rast organi i akuzës ka diçka për të sqaruar. Mendoj që është mesazh i keq ajo se çfarë u pa sot”, ka thënë Tahiri,  pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …