Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media

  Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, bën publikimin e fotografisë së personit të dyshuar për një rast vjedhje, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Rasti ka ndodhur në një market, në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor të Gjakovës, në bashkëpunim me njësite të tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative.

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …