Kryetarja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash, vizituan pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura të Sllovenisë që shërbejnë në operacionin e KFOR-it në Kosovë. Në bazën ushtarake “Film City” në Prishtinë, Pirc Musar u prit nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe diskutoi për situatën aktuale të sigurisë në rajon, detyrat operative dhe planet e ardhshme të kontingjentit slloven. Kosova dhe rajoni më i gjerë i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie të madhe strategjike për Slloveninë. Për të arritur stabilitet të qëndrueshëm, nevojitet mbështetje e mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare, ku operacioni i KFOR-it luan një rol kyç, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja
Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
