leoni

Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: Largimi i Kurtit nga qeverisja po bëhet kauzë kombëtare, për një të ardhme të mirë të Kosovës

Ish-diplomati dhe analisti, Avni Arifi, i ka reaguar me fakte kundër kryeministrit, Albin Kurti, pas deklaratave të tij në një tubim, ku prezantoi kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë. Në një postim të tij ai e kritikoi Kurtin duke e cilësuar si përfaqësues të një mendësie të tejkaluar. Kurti nuk flet si kryeministër i një Republike Demokratike, por si një mbeturinë e bolshevizmitashtu siç është edhe mendësia e tij, shkroi Arifi, duke e akuzuar Kurtin për mosrespektim të Kushtetutës dhe për sulme ndaj atyre që ruajnë ligjshmërinë në vend. Kurti është më shumë i përkushtuar ndaj diskursit populist sesa përmbushjes së detyrave si kryeministër. Në vend që të kërkojë përgjegjësi nga ministrat dhe deputetët e tij për ligjet që shkelin Kushtetutën, ai sulmon ata që praktikisht po e ndihmojnë duke ruajtur ligjshmërinë, shtoi ai. Largimi i Kurtit nga pushteti po bëhet kauzë për Çlirimin e Dytë dhe të vërtetë të Kosovës. Çdo ditë e më shumë kjo bëhet e qartë për këdo që ka pak mend, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …