Gjykata Kushtetuese ka zgjidhur çështje dhe ka vendosur standarde të rëndësishme, në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka zgjidhur çështje dhe ka  vendosur standarde të rëndësishme në forcimin e demokracisë e shtetit të së drejtës, ligjit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut duke afirmuar vlerat e parimet kushtetuese pas gati 16 vjet të funksionimit të saj. ështu u tha sonte në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të detyrës nga  kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani te kryetari i zgjedhur Nexhmi Rexhepi. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, të sistemit gjyqësor e prokurorial, përfaqësues të misioneve diplomatike në vend, organizatave vendore dhe të huaja, të akademisë dhe shoqërisë civile. Gresa Caka- Nimani derisa ka uruar kryetarin e përzgjedhur për pozitën, ka thënë se i njëjti do të merr barrën e drejtimit të këtij institucioni në ballafaqimet me sfidat dhe shënimin e arritjeve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …