leoni

Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan reagojnë kundër padrejtësive, që po iu bëhen krerëve të UCK-së, në Hagë

Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan kanë reaguar me një deklaratë kundër padrejtësive që po iu bëhen krerëve të UCK-së, në Hagë të cilat, kanë minuar drejtësinë dhe paqen. Ato shprehin shqetësim për arrestimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, katër vjet më parë, pa aktakuzë, ndërsa ai ishte në rrugë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Serbinë, duke e cilësuar këtë si një akt për të sabotuar përpjekjet amerikane për paqen në rajon. Organizatat theksojnë se ky arrestim ishte vetëm fillimi i një serie ndalimesh, që përfshinë edhe nëntë zyrtarë të tjerë të shquar shqiptarë,  dy ish-kryetarë të parlamentit të Kosovës.  Organizatat kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga  Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara, në lidhje me padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale duke lërkuar mbrojtjen e të vërtetës historike dhe drejtësisë për popullin shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse …