Kosova duhet ta ngrijë dialogun bilateral me Serbinë, atë duhet ta bëjë përmes dialogut me Bashkimin Evropian, tha Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në seancën e përbashkët të dy kuvendeve, që u mbajt në Prishtinë tha se Kosova duhet ta ngrijë dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve, duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Evropian. Në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë siç thoni ju, pa afat, dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit europinist me Bashkimin Evropin, Kosova mund të ia jap familjes evropiane dhe aleates së atlantikut të veriut në kohë shumë të shkurtër provën e padiskutueshme provën të vullnetit dhe të përkatësisë së vet në gjirin e Evropës së bashkuar dhe NATO-s, duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vetë dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve evropiane me kryeqytet të përbashkët Brukselin”, nënvizoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …