Edi Rama: E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin, por ky Kuvend nuk bëri asgjë për padrejtësitë, që po bëhen, në Hagë

E sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin, por ky Kuvend nuk bëri asgjë për padrejtësinë, në Hagë, tha ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në seancën e përbashkët të dy kuvendeve, që u mbajt në Prishtinë Pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë. Vetëm bashkë. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së. Pa Hashim Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosen, ne nuk e dimë, çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës, por çfarë ne dimë me siguri është se ato qaste nuk do të kishin ardhur, dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin. Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli   po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo Gjykatë”, është shprehur Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …