leoni

Ilir Mirena: Fashistit jugosllav, Enver Petrovci, duhet t'i hiqet ky çmimi që i ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku

Ilir Mirena: Vetëvendosje dhe Lista Serbe, bashkëpunim kontradiktor në çështje kyçe

Analisti Ilir Mirena, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe, duke e cilësuar si kontradiktore dhe të ndërlidhur me një fushatë politike. Mirena theksoi se pavarësisht vendimit për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, bashkëpunimi mes Vetëvendosjes dhe këtij subjekti ka qenë i dukshëm në disa çështje të ndjeshme. Lëvizja Vetëvendosje është duke ia dhënë pagat atyre në Kuvend. Kjo është pjesë e fushatës politike, tha Mirena, duke vënë në dukje kontradiktat në qasjen e Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe. Ai shtoi se bashkëpunimi ka qenë i thellë në çështje të ndjeshme, siç ishte Ligji i Pagave, që përjashtoi veteranët e UÇK-së nga paga minimale. Nuk e di nëse dikush ka bashkëpunuar më thellë se Vetëvendosja me Listën Serbe, tha Mirena, duke theksuar nevojën për transparencë dhe qartësi në politikat e ndjekura nga partia në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …