Kryetari Ramosaj mori pjesë në festën e fundvitit në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan

Ndjenjë e veçantë që së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Besnik Hulaj morëm pjesë në festën e fundvitit në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan.

Ishte kënaqësi të shoh energjinë, kreativitetin dhe përkushtimin e nxënësve dhe mësuesve në organizimin e kësaj atmosfere festive.

Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e shkollës, z. Agron Berisha për mikpritjen dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në krijimin e një ambienti kaq të ngrohtë dhe frymëzues për nxënësit dhe komunitetin.

Ju uroj të gjithëve gëzuar festat dhe uroj një vit të ri plot suksese për të gjithë!

BR

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …