Ali Lajçi

Ali Lajçi ka reaguar kundër radhitjes së pjesëmarrësve në debatin për demarkacionin me Malin e Zi

Përfaqësuesi i banorëve të Rugovës dhe ish kryetari i komunës së Pejës, Ali Lajçi që është i ftuar në debatin e demarkacionit në cilësinë e ekspertit nga komunat, ka kontestuar renditjen e folësve, duke kërkuar të marrë fjalën derisa Komisioni Shtetëror po prezantonte faktet për demarkacion. Komisioni ka dy orë kohë që të prezantojë gjitha faktet kurse Lajçi në mes këtij prezantimi ka kërkuar të marrë fjalën, duke ia pamundësuar për pak minuta sqarimet deputetit, Shpejtim Bulliqi. Ai vazhdimisht ka thënë se është anëtar i Komisionit, derisa udhëheqësi i debatit Xhavit Haliti, ia ka kujtuar se ai nuk është anëtar i këtij komisioni.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: MIRËMËNGJES, dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntprit. …