U kujtua Profesori Sabahajdin Cena

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të ndjerit si dhe degën e OVL-UÇK-së bëri homazhe te varri i tij, për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

Prof. dr. Sabahajdin Cena ishte një kontribuues i madh, si i penës ashtu edhe i pushkës, duke dëshmuar përkushtimin ndaj lirisë dhe arsimit. Ai mbetet një figurë shembullore e guximit, dijes dhe përkushtimit ndaj kombit. Kujtimi për të do të rrojë gjithmonë, e vepra e tij do të jetë frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

Lavdi jetës dhe veprës së prof. dr. Sabahajdin Cenës, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Për herë të tretë, Deçani mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar “Newborn Kosova 2026”.

Për herë të tretë, Deçani mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar “Newborn Kosova 2026”. Qyteti u shndërrua në …