Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive. Në postimin e tij në facebook, Rama ka shkruar:
“Po e nisim javën me mbledhjen me drejtorët e drejtorive për të përcaktuar prioritetet që do të na ndihmojnë të jemi sa më pranë nevojave të qytetarëve.
Fokusi ynë është të ofrojmë shërbime cilësore dhe të reagojmë me shpejtësi ndaj çështjeve që prekin përditshmërinë e qytetarëve.
Me përkushtim dhe ndjeshmëri, bashkë me mbështetjen e qytetarëve vazhdojmë të sjellim ndryshime konkrete n’Kryeqytet”, thuhet në postimin e kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama.