leoni

Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve stopohet nga Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane reagoi kundër mbylljes së komunave paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore në 10 lokacione të ndryshme të vendit

Ambasada amerikane reagoi kundër mbylljes së komunave paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore në 10 komuna të ndryshme të vendit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia, ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës amerikane. Këto veprime, kundër këshillave tona më të mira, dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj. Ne po vazhdojmë të monitorojmë situatën”,  ka deklaruar një zëdhënës i ambasadës. Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi, se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje në lokacionet ku u mbyllën ato, pasi, siç tha, nuk kishte ndonjë kërkesë zyrtare. Aksionet policore u ndërmorën në komunën e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …