Enver Hoxhaj

PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e luftës. Veteranët do të kenë të drejtën të punojnë pa iu ndaluar pensioni i veteranit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet,  ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore të programit të partisë, duke premtuar rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë e luftës,  veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. “PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e luftës. Veteranët e luftës do të kenë të drejtën të punojnë pa iu ndaluar pensioni i veteranit, dhe kjo do të rregullohet përmes ndryshimit të ligjit,” theksoi Hoxhaj gjatë shpalosjes së programit. Ai shtoi se vetëm Partia Demokratike e Kosovës i nderon dhe mbron me vendosmëri sakrificat e luftëtarëve të lirisë dhe familjeve të tyre. Ajo  do t’ i  rrisë pensionet për kategoritë e luftës dhe garanton të drejtën e punës për veteranët pa humbur pensionin. Ky angazhim synon të përmirësojë mirëqenien e kategorive të luftës dhe të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka saktësuar, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …