Ministri, Ejup Maqedonci, reagoi pasi u publikua letra e 30 nëntorit 2024, ku ai zotohej se do ta respektonte letrën e prillit të vitit 2013

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pasi u publikua letra e 30 nëntorit e vitit 2024, ku ai zotohej se do ta respektonte letrën e prillit të vitit 2013 kur Hashim Thaçi si kryeministër garantonte se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri. Një letër të tillë Albin Kurti e kishte cilësuar si “tradhti”, duke thënë se “ishte shokuar”, madje kërkonte nga Prokuroria të merrej me të. Por, një garancë të tillë e ka dhënë edhe Ejup Maqedonci, ministri i Kurtit, i cili tha se nuk ka asgjë të re për publikun  letra dërguar Komandantit të KFOR-it e nëntorit të vitit 2024, kur Garda Ceremoniale ishte angazhuar në veri të vendit në një ceremoni mortore. Qëllimi i letrës së dërguar është sqaruar edhe më parë dhe ai mbetet i vlefshëm sepse është i vërtetë. Letra në fjalë është dërguar me qëllimin që t’i sqarohen Komandantit të KFOR-it rrethanat e angazhimit të një njësie të FSK-së në njërën nga komunat në veri të vendit, si dhe ta siguroj atë që nuk ka pasur për qëllim në asnjë rast tensionimin e situatës. Në asnjë mënyrë, letra nuk paraqet rizotim dhe nuk mund të interpretohet si rizotim. E ritheksoj, ashtu siç e kam thënë në çdo paraqitje time publike, që personalisht nuk pajtohem me atë zotim, pasi vazhdoj të mendoj se ka qenë zotim i gabuar dhe i dëmshëm për ushtrinë tonë, si dhe me pasoja afatgjata, ka sqaruar.

 

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …