leoni

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa thotë se Lumir Abdixhiku, iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti për një debat publik mbi të ardhmen e Kosovës

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, gjatë një konference për media sot, ka përsëritur ftesën e kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, drejtuar kryeministrit Albin Kurti për një debat publik mbi të ardhmen e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e një debati të tillë për qytetarët dhe i bëri thirrje Kurtit që t’i përgjigjet kësaj ftese “në çfarëdo vendi” dhe “në çfarëdo kohe.”  “I bëj thirrje të gjitha medieve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i bëjnë një pyetje Albin Kurtit: pse nuk iu përgjigj thirrjes së Lumirit për një debat publik? Në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe. Debat live vetëm rreth një teme: të ardhmen e Kosovë!”, deklaroi Mustafa. Zëdhënësi i LDK-së ka deklaruar se një debat i tillë është jetik për qytetarët që të kuptojnë qartë se cili lider ka planet më të mira dhe ekipin më të aftë për t’i realizuar ato.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …