Kandidati i AAK-së, për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve të Kosovës me administratën e presidentit, Donald Trump. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Haradinaj kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si të dështuar në ndërtimin e raporteve bilaterale me Uashingtonin. Është lajm i keq nëse nuk arrijmë të ndërrojmë qeverinë Kurti. Marrëdhëniet bilaterale me administratën Trump janë jetike dhe nuk duhet të humbasim kohë. Në këtë kontekst, Haradinaj përmendi mbështetjen që Kosova i ka ofruar Amerikës për përdorim ushtarak dhe civil të infrastrukturës strategjike, si kampin Bondsteel, Film City, Aeroportin e Gjakovës dhe Parkun Stërvitor në Babaj të Bokës, e të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

80 vota mbeten sfida për presidentin

Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për të enjten, më 6 gusht. Pas zgjedhjes së …