Drenica shpëthen me reagime uragan, duke iu drejtuar Albin Kurtit si Albin Hajni, Mimoza Kusarit, si sestra e Radojqiqit

Drenica shpëthen me reagime uragan, duke iu drejtuar Albin Kurtit si Albin Hajni, Mimoza Kusarit, si sestra e Radojqiqit

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, është pritur me reagime të fuqishme nga qytetarët gjatë një tubimi zgjedhor në Skënderaj, ku po zhvillohej fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit. Gjatë përpjekjeve të tij për të hyrë në sallën e tubimit, janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete piroteknike në drejtim të tij. Sipas njoftimeve, nuk të lënduar, por incidenti ka shkaktuar tensione mes grupeve të ndryshme. Në afërsi të tubimit, simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë brohoritur ” PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”. Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrje të tjera që lidhen me një ngjarje të fundit, përfshirë incizimin audio të Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiç, një incident që ka shkaktuar polemika të mëdha. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, mbrojtja e afërt e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre. Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me të parën  së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiq, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …