Blerand Stavileci

Blerand Stavileci, deklaron se sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, do të jehojnë besimi e shpresa për një Kosovë më të mirë

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka ftuar qytetarët që sonte, në orën 16:30, të bashkohen në tubimin përmbyllës në sheshin Zahir Pajaziti, ku do të përmbyllet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Sonte është momenti të dëshmojmë se vullneti qytetar është i pathyeshëm. Le të jehojë besimi, shpresa dhe vendosmëria për një Kosovë më të mirë!”, ka deklaruar Stavileci. Ai ka theksuar se nesër vendi pret një proces zgjedhor demokratik dhe transparent, duke u shprehur i bindur se qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për një të ardhme më të mirë.  Pas 9 shkurtit, Bedri Hamza do të marrë drejtimin e qeverisë, do ta rikthejë ritmin e zhvillimit, do të sjellë stabilitet dhe do të fillojë ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë. Blerand Stavileci ka theksuar se zgjedhjet e nesërme janë më shumë se një garë politike, por një vendim për të ardhmen e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …