Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  ka njoftuar fillimin e procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. Gjatë ditës së sotme , në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Ashtu siç parashihet me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. Ai shtoi se pas përfundimit të këtij procesi, si dhe numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …