Mërgim Lushtaku, ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ka falënderuar votuesit, që e kanë dënuar Vetëvendosjen

Kandidati për deputet nga PDK, Mërgim Lushtaku, ka folur  pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ka falënderuar votuesit,  që kanë dënuar Lëvizjen Vetëvendosje, me humbjen e shumicës. Ai  ka kritikuar ashpër veprimet mujshare dhe arrogante të partisë së Kurtit, duke shtuar  se xhipat e zinj dhe milionat e disa individëve,  nuk ia dolën të arrijnë qëllimet për ta fuqizuar  Kurtin. Lushtaku ka shtuar se, me gjithë paraqitjet  e frikshme të asamblistit Mujeci, ka humbur mbështetje nga populli dhe tani përballet me frikën e humbjes së fuqisë politike. Mërgim Lushtaku, ka kritikuar pushtetin e deritanishëm dhe ka bërë thirrje për një Kosovë më të mirë. Ai ka vlerësuar se PDK-ja ka fituar një shumicë parlamentare dhe premton angazhim të vazhdueshëm për një të ardhme më të ndritur për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …