Aleanca Veri-Atlantike pret angazhim të fortë nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës për siguri dhe stabilitet Në rajon

Aleanca Veri-Atlantike pret që kryeministri i ardhshëm të jetë i përkushtuar për një Kosovë të sigurt dhe të qëndrueshme, si dhe të bashkëpunojë me NATO-n dhe KFOR-in për sigurinë rajonale. Burime nga NATO kanë bërë të ditur se pas zgjedhjeve, aleanca pret një udhëheqës të gatshëm për dialogun Kosovë-Serbi dhe për adresimin e sfidave të sigurisë. NATO vlerëson situatën aktuale në Kosovë si të qetë, por të brishtë, duke përmendur tensionet e përsëritura dhe sulmet kundër KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Për këtë arsye, KFOR-i ka pasur përforcimin më të madh që nga viti 1999. Ndërkohë, të enjten, ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar mbi sigurinë, shpenzimet për mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj Ukrainës, si dhe për misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilin NATO e konsideron kyç për stabilitetin në Ballkan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …