Gjykata Speciale, në Hagë, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut

Gjykata Speciale, në Hagë, ka  marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Përmes tri vendimeve të ndara, më 7 shkurt 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot, ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për tre të akuzuarit për dy muaj. Për Hashim Thaçin, Prokuroria  kishte argumentuar se paraburgimi i tij është i nevojshëm, pasi nuk kishte asnjë ndryshim nga gjetjet e gjyqtares së procedurës paraprake në vendimin për arrestim dhe konfirmim të akuzave. Mbrojtja  të akuzuarve ka shprehur shqetësimin se në dy çështje të ndryshme, për krime lufte dhe kundër administrimit të drejtësisë,  ka pasur konstatime të ndryshme sa i takon rrezikut të arratisjes. Lidhur me këtë mbrojtja kundërshtoi argumentet se rëndësia e krimeve në rastin aktual dhe dënimi i mundshëm i Thaçit, i jep atij motive që të arratiset pasi ky argument është hedhur poshtë nga paneli i gjyqtareve, në rastin për krime lufte. Në vendimin e parë, gjyqtarja e procedurës paraprake kishte arritur në përfundimin se ekzistojnë dyshime ta bazuara se Thaçi mund të arratiset, të pengojë procedurat ose edhe të kryejë krime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …