European Union 2015 - European Parliament". (Attribution-NonCommercial-NoDerivatives CreativeCommons licenses

Sergio Mattarella uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar përkushtimin për stabilitetin e integrimin evropian

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergjo Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi popullit të Kosovës. duke theksuar angazhimin e palëkundur të Italisë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe mbështetje për stabilitetin dhe integrimin e Kosovës në familjen evropiane. Në mesazhin e tij, Presidenti Mattarella shprehu vlerësimin për miqësinë  gjatë viteve ndërmjet dy shteteve, duke theksuar kontributin e paçmuar të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë. Ai theksoi se Italia mbetet një partner i besueshëm dhe i përkushtuar në mbështetje të përparimit të Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe forcimit të demokracisë dhe stabilitetit në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …