Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq u takua dje në Moskë, me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq u takua dje në Moskë, me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov

Vizita e tij erdhi në ditën kur Kosova shënon 17-vjetorin e pavarësisë. E për këtë, Gjuriq nuk e la pa u ankuar. Gjuriq përsëriti pretendimet e tij se gjoja Kosova ka shkelur Kushtetutën duke shpallur pavarësinë e saj. “I jemi mirënjohëse Rusisë për qëndrimin e saj të prerë dhe parimor për çështjen e Kosovës dhe shpresojmë që me ndryshimet tektonike në bashkësinë ndërkombëtare të hapet më shumë hapësirë që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në mënyrë të civilizuar”, tha ai, shkruajnë mediat serbe. Përkundër faktit që Rusia vazhdon të kritikohet nga Perëndimi për luftën pushtuese në Ukrainë, Serbia vazhdon t’i qëndrojë besnike.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …