Bekim Collaku

Bekim Çollaku: Imponimi i themelimit të speciales, thika pas shpine për Kosovën

Bekim Çollaku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një “thikë pas shpine” për Kosovën në rrugën e saj të shtetndërtimit. Në një intervistë për Rubikon të Klan Kosovës, Çollaku ka theksuar se kjo gjykatë ishte një goditje e ulët për vendin dhe se ishte imponuar me vetëdije nga liderët e atëhershëm, përfshirë presidentin Thaçi, duke pasur shpresën se do të zbardhte pretendimet që janë ngritur në raportin e Dick Martyt, i cili akuzonte UÇK-në për trafikim organesh njerëzore. Bekim Qollaku  ka theksuar se, si qytetar i Kosovës dhe jo si anëtar i ekipit të mbrojtjes së presidentit Thaçi, po e thotë këtë duke iu referuar agresivitetit të Prokurorisë së Hagës, e cila përdor çdo deklaratë për të rënduar gjendjen e atyre që janë në paraburgim prej më shumë se katër vjetësh. Ai  ka kujtuar një moment kur Kuvendi i Kosovës kishte tentuar të zhbënte Gjykatën Speciale, por kjo nismë dështoi. Çollaku tani e përkufizon vetë themelimin e Gjykatës Speciale si goditjen më të rëndë që ka marrë Kosova gjatë procesit të shtetndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …