Policia e Kosovës ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut – që funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimeve për “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”. Misioni i OSBE-së ka reaguar ndaj kësaj mase, duke kërkuar që çështja të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në reagimin e OSBE-së thuhet se mbyllja e këtyre qendrave do të ndikojë në aksesin e komuniteteve j0-shumicë në shërbime thelbësore si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe mbështetja sociale. “Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”
Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
