Blerim Canaj: Kritika e ashpër amerikane për Kosovën e drejtuar kundër veprimeve të Vetëvendosjes

Blerim Canaj: Kritika e ashpër amerikane për Kosovën e drejtuar kundër veprimeve të Vetëvendosjes

Opinionisti Blerim Canaj, ka deklaruar se reagimi i Ambasadës amerikane ndaj veprimeve të  Vetëvendosjes, përfaqëson qëndrimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Duke komentuar deklaratën e Ambasadës amerikane, e cila thekson se veprimet e kësaj partie,  po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Canaj theksoi se ky nuk është një mesazh i rastësishëm. Ky është qëndrim shtetëror para se të gjithash. Asnjë ambasadë nuk e lëshon një deklaratë  pa e pyetur ministrinë e vet – a është ky qëndrimi ynë.  Canaj shtoi se detyra kryesore e Ambasadës është të alarmojë Qeverinë e Kosovës për pasojat e veprimeve të saj, e jo qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Çka nëse opozita dëshmon se ka 61 vota?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër pas propozimit të Lëvizjes …