Serbia pret me entuziazëm emërimin e Kingsley Wilson zëvendës-sekretare për Shtyp në Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Serbia pret me entuziazëm emërimin e Kingsley Wilson zëvendës-sekretare për Shtyp në Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Mediat në Serbi janë entuziazmuar pas emërimit të zonjës, Kingslej Wilson në postin e zëvendës Sekretares për Shtyp në Departamentin amerikan të Mbrojtjes. Ky entuziazëm ka shpërthyer si pasojë e një deklarate të saj në vitin 2023, duke e parë si sinjal potencial të mbështetjes amerikane për politikën ekspansioniste serbe në lidhje me Kosovën. Ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe pas një postimi në rrjetet sociale të bërë para dy vitesh, në të cilin kundërshtonte politikën e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës dhe injoronte historinë e dhunshme të luftërave jugosllave. Disa media në Beograd e kanë paraqitur këtë zhvillim si një sinjal se politika amerikane ndaj Kosovës mund të ndryshojë. Përmes titujve bombastikë, mediat serbe e kanë interpretuar një emërim administrativ si një ngjarje me peshë gjeopolitike, duke i dhënë një zyrtareje për shtyp një rol që nuk e ka as vetë sekretari i Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …