Komuna e Prishtinës vazhdon me investime për mirëqenien sociale

Kryetari i komunës së Prishtinës z. Përparim Rama i shoqëruar nga Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti të hënën përuruan themelet e Qendrës për Punë Sociale në Hajvali, një vend ku qytetarët më në nevojë do të gjejnë mbështetje dhe kujdes.

Shërbimet sociale nuk janë thjesht institucione, por pika mbështetjeje për ata që kanë më së shumti nevojë.

Bashkë me Drejtoreshën për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, po punojmë që askush në Kryeqytet të mos ndihet i harruar, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …