Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka shprehur mbështetje ndaj Asociatës së Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës në dënimin e komenteve të papranueshme të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve. Kurteshi kishte quajtur gazetarët “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë”, një gjuhë kërcënuese që është konsideruar e rrezikshme për lirinë e shtypit. Në reagimin e IPI-së, u theksua se është e nevojshme që Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij të distancohen publikisht nga këtë retorikë dhe të kërkojnë falje nga Kurteshi. Po ashtu, IPI bëri thirrje për hapjen e një hetimi policor për këto komente dhe për angazhimin në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të gazetarëve në Kosovë.
