Andrej Plenkoviç: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci nuk ka natyrë armiqësore

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shprehur mbi reagimet ndaj marrëveshjes për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, duke theksuar se kjo është një marrëveshje e zakonshme dhe nuk ka asnjë qëllim armiqësor. Ai iu drejtua gazetarëve në Bruksel para fillimit të seancës së Këshillit Evropian, duke komentuar kritikat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe autoriteteve serbe, të cilat e cilësuan nismën si “provokative.” Plenkoviç theksoi se marrëveshja ka për qëllim mbështetje për përpjekjet e reformave dhe nuk është e orientuar kundër Serbisë. Ai gjithashtu shtoi se Kroacia nuk ka nevojë të kërkojë leje nga askush, përfshirë Serbinë dhe NATO-n, për të realizuar këtë bashkëpunim. Plenkoviç shprehu gjithashtu shqetësim për situatën në rajonin e Ballkanit, duke nënvizuar nevojën për monitorim të vazhdueshëm të stabilitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe situatën në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …