Lavdi përjetë dëshmorit të kombit, Sabit Shabandula!

Në 26-vjetorin e përjetësimit të dëshmorit të kombit Sabit Shabandula nga Rahoveci, së bashku me familjarët, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë, bëmë homazhe dhe vendosëm buçeta lulesh në varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec.

Ata që me gjakun e tyre e skalitën lirinë tonë, mbeten përgjithmonë në kujtesën dhe krenarinë tonë. Me zemër plot mirënjohje, u themi: Lavdi e përjetshme, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari I komunës së rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …