Albert Krasniqi: Koalicion mes LVV dhe LDK mund të ndodhë vetëm për zgjedhjen e Presidentit në 2026

Albert Krasniqi, nga Demokracia në Veprim, ka shprehur mendimin se një koalicion mes LVV dhe LDK mund të realizohet vetëm për zgjedhjen e presidentit të ri në vitin 2026. Është më e mundshme që një koalicion mes LVV dhe LDK të ndodhë, sesa mes PDK-së dhe LDK-së. Krasniqi ka argumentuar se LDK ka pasur gjithmonë një tendencë të distancohet nga PDK, duke theksuar se një bashkim me PDK-në mund të rrisë LVV-në për shkak të stigmatizimit të koalicioneve të mëparshme. Sipas tij, LDK ka qenë e kujdesshme për të mos krijuar një bashkëpunim me PDK-në, pasi e ka parë këtë si një mundësi për forcimin e LVV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …