Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Kurti fshiu vijat mes shtetit dhe partisë, Çitaku parashikon “fund politik të turpshëm”

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku ka parashikuar një “fund politik të turpshëm” për Kryeministrin Albin Kurti, duke e kritikuar ashpër për shkrirjen e kufijve mes shtetit dhe partisë që ai udhëheq. Ajo ka akuzuar Kurtin për shfrytëzimin e zyrës së Kryeministrisë për takime partiake dhe për lëshimin e komunikatave partiake përmes Zyrës së Kryeministrit, duke i trajtuar institucionet e shtetit si vegla të partisë. Çitaku, ka kujtuar Kurtit se Kosova nuk është pronë e asnjë partie dhe se ai nuk është mbi ligjin dhe Kushtetutën. Ajo theksoi se veprimet e tij po shkelin ligjet dhe po përbuzin traditat dhe parimet që dikur ai vetë i mbrojti. Çitaku i paralajmëroi Kurtit se fundi i tij politik, nëse vazhdon me këtë qasje, do të jetë një dështim dhe një turp i madh, duke shtuar se “historia nuk fal dhe populli nuk harron”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …