Fillon repelimi i bagëtive në komunën e Rahovecit për mbrojtjen ndaj parazitëve

Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka filluar repelimi i bagëtive në komunën e Rahovecit për mbrojtjen ndaj parazitëve.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ky trajtim është një masë e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, duke i parandaluar ato nga infektimi me parazitë të jashtëm dhe të brendshëm.

Ftojmë të gjithë fermerët të bashkëpunojnë me ekipet veterinare për realizimin e këtij procesi të domosdoshëm për mirëqenien e tufave dhe për një prodhimtari më të shëndetshme blegtorale.

Për informata shtesë dhe koordinim, ju lutemi kontaktoni veterinerët e angazhuar në këtë projekt për komunën tonë, thuhet në komunikatën e kësaj drejtorie të publikuar në faqën zyrtare facebook, të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt ju fton të bëheni pjesë e mbrëmjes hapëse të Ditëve të Diasporës 2026

Me rastin e fillimit të Ditëve të Diasporës në Skenderaj, Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku …