Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e katërta për vitin 2025

Komuna e Rahovecit njofton se Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) do të mbaj mbledhjen e katërt (4) për ketë vit kalendarik, më datë 17 prill 2025, (e enjte), me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal – Rahovec.

Për këtë mbledhje propozohet ky Rend dite:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Shqyrtimi i draft-rregullores për transparencë në Komunën e Rahovecit

3. Shqyrtimi i raportit financiar, janar – mars 2025

4. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP)

5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-08152-0, ZK-Rahovec

6. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-08152-0, ZK-Rahovec

7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënie të pronës me qira P-01496-0, ZK-Retijë

8. Shqyrtimi i vendimit për formim të komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01496-0, ZK-Retijë

9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-08994-0, ZK-Rahovec

10. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë Gjenerata e parë e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” (1967–1971)

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë “Gjenerata …