Më 16 Prill, përkujtohen luftëtarët e UÇK-së: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mbajtur një takim me Këshillin Organizativ, ku u përcaktua agjenda e aktiviteteve që do të mbahen më 16 Prill, në nderim të përvjetorit të rënies heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.

Deçani dhe e gjithë Kosova do të jenë gjithmonë mirënjohëse për bijtë më të mirë që patëm. Kujtimi për ta na bën çdo ditë më krenarë dhe na obligon të punojmë me përkushtim për Kosovën që ata e ëndërruan dhe e mbrojtën me gjak. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, ka deklaruar me këtë rast, kryetari Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Koloneli i Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

Në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal, në kuadër të 26-vjetorit të Çlirimit të Deçanit, u …