Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Kosovën në maj

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, planifikuar për muajin maj. Lajmin e ka konfirmuar Këshilli i Evropës, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e programit të vizitës. Këshilli ka njoftuar se programi është në fazën e përgatitjes dhe nuk mund të konfirmohen temat e mundshme të diskutimit. Në një takim të mëparshëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Costa ka theksuar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është rruga më e mirë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …