Kryetari Ramosaj premton mbështetje për Klubin e Skitarisë “Mariashi – Deçan”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të enjtën në një takim skitarët e Klubit “Mariashi- Deçan” pas sukseseve që i arritën të dielën e kaluar në kuadër të Kupësë së Gjeravicës 2025 të mbajtur në Bjeshkën e Belegut.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar:

Një takim i ngrohtë me Era Loshaj, Alpi Tahirsylaj dhe Jon Loshaj, tre kampionët e vegjël të Klubit të Skitarëve “Mariashi – Deçan”, të cilët shkëlqyen në garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, të mbajtur në bjeshkën e Belegut.

Jam thellësisht krenar për suksesin tuaj dhe ju siguroj se do të vazhdojmë t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës tuaj drejt ëndrrave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …