Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani parashikon vonesë të konsiderueshme në formimin e Qeverisë

Analisti politik Burim Ramadani ka parashikuar se formimi i Qeverisë së re do të vonohet për një periudhë të gjatë, duke shtuar se është e vështirë të pritet ndonjë ndryshim në ekzekutiv para muajit qershor. Ai theksoi se vonesa po shkaktohet nga fakti që Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të konstituuar Kuvendin dhe formuar qeverinë. Sipas Ramadanit, nëse VV do ta kishte shumicën, Kuvendi do të ishte konstituuar që ditën e martë, ose edhe më herët. Ai shtoi se partia fituese po e bllokon procesin pasi nuk ka shumicën e nevojshme. Ramadani parashikoi se VV, si partia e parë që ka të drejtën për të propozuar mandatarin për qeveri, ka shumë gjasa të dështojë në përpjekjen e saj për të formuar një qeveri, duke sugjeruar se mundësia më reale për krijimin e qeverisë do të ndodhë vetëm rreth muajit qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …