Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një reagim publik, Haziri tha se veprimet e VV-së, ata e shpërfaqën qartë pengesën faktike për themelimin e institucioneve të reja. Ai theksoi se në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë dhe se LDK mori pjesë në seancë në mënyrë të rregullt. Sipas tij, ndërprerja e seancës nga kryesuesi nga radhët e VV-së ishte në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Haziri kritikoi faktin që kryesuesi thirri konsultime politike pa mandat të qartë dhe pa autorizim, gjë që sipas tij shkel procedurat ligjore. Ai shprehu keqardhje për zhvillimet dhe paralajmëroi pasoja në funksionimin institucional. Deputeti i LDK-së kërkoi përgjegjësi politike dhe kthim në rregullat demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …