Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj gjatë viteve si parti opozitare. Arifi tha se që nga hyrja e VV-së në Kuvend në vitin 2010, ajo nuk ka ndihmuar asnjë qeveri për sigurimin e kuorumit, madje as në seanca për miratimin e ligjeve të rëndësishme. Nuk e kanë ndihmuar as Thaçin, as Mustafën, as Haradinajn e as Hotin. Sa herë duheshin 61 deputetë, ata e braktisnin sallën, shkroi Arifi. Ai shtoi se VV tani po përballet me të njëjtin trajtim që ia kishte bërë të tjerëve dhe parashikoi mungesë të kuorumit edhe në muajt në vijim, për shkak të, siç u shpreh ai, “deputetëve turistë” të VV-së që mungojnë shpesh. Arifi u shpreh se Vetëvendosje duhet të sigurojë shumicën jo vetëm për krijimin e qeverisë, por edhe për funksionimin e rregullt të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …