Kryetari Ramosaj mirëpriti në takim nxënësit kampion nga Shkolla fillore “Maxhun Çekaj” nga Irzniqi

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mirëpritur në një takim nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Maxhun Çekaj” nga Irzniqi të cilët në garat sportive në volejboll fituan vendin e parë në nivel republikan.

“Pata kënaqësinë që ditën ta nis me djemtë e shkollës fillore “Maxhun Çekaj” nga Irzniqi, të cilët gjatë vitit shkollor 2024/25 kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në gara sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Në garat komunale, ata fituan vendin e parë në ping pong, futboll, volejboll dhe hendboll. Nuk u ndalën me kaq, duke triumfuar edhe në garat regjionale ku arritën të zënë vendin e parë në ping pong, volejboll dhe hendboll.

Krenaria më e madhe erdhi në nivel republikan, ku ekipi i volejbollit doli kampion, duke përfaqësuar jo vetëm shkollën dhe komunën tonë, por edhe gjithë regjionin me dinjitet dhe sukses.

Urime këtyre të rinjve të talentuar për rezultatet mbresëlënëse! Falënderim i veçantë për mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për përkrahjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm. Komuna e Deçanit është krenare me ju” ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Deçnit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti pritet në Saint-Julien-en-Genevois, diskutohet binjakëzimi mes komunave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga kryetarja …