Ferat Shala kritikon Qeverinë për shpenzimet jashtë vendit, mbi 29 milionë euro për shëtitje pa rezultate

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Qeverinë për shpenzimet prej mbi 29 milionë euro në tri vitet e fundit për udhëtime zyrtare, mëditje dhe akomodime jashtë vendit. Ai ka thënë se këto shpenzime nuk kanë sjellë kthim real për vendin dhe se “shëtitjet globale kanë dhënë rezultat zero”. Sipas Shalës, këto veprime kanë dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë, kanë ndikuar negativisht në klimën investuese dhe kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ai ka paralajmëruar veprime zyrtare për të kërkuar sqarime, veçanërisht tani që Qeveria është në detyrë pa mandat.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, …