Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: PDK-ja nuk e voton Donikën dhe Albulenën – të tjerët nga LV janë të mirëpritur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar sot para fillimit të seancës së Kuvendit se partia e tij është e hapur për të mbështetur një kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përveç Donikës dhe Albulenës. Ne do ta votojmë kryetarin që është koncesual, bashkëpunues, mirëkuptues, që është nder i Kuvendit. Përveç Donikës dhe Albulenës, të tjerët janë gjithë të mirëpritur , theksoi Hasani, duke lënë të kuptohet se pengesa kryesore për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk është mungesa e vullnetit për bashkëpunim, por zgjedhja e kandidatit specifik nga ana e LV-së. Ai shtoi se nuk është detyrë e opozitës të votojë kandidatin e mazhorancës pa marrëveshje, por shprehu gatishmëri për të mbështetur një emër që reflekton unitet dhe respekt institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …