Kuvendi Komunal i Skënderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën kryesimin e kryesueses Adelina Spahiu, dhe me pjesëmarrje të kryetarit Fadil Nura, drejtorëve komunalë dhe anëtarëve të Asamblesë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës si në vijim:

– Dhënia e betimit të anëtares së Kuvendit, Egzona Geci (e zëvendëson Sala Jasharin)

– Shqyrtimi i raportit financiar tremujor (janar – mars 2025)

– Propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Skenderajt.

Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit dhe përgjigjeve nga Ekzekutivi, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Qirez u mbajt takim informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari Sami Lushtaku

Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave …