Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore”, i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorisë së Bujqësisë, e që implementohet nga organizata Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC) është mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perimkulturës së Komunës së Vitisë, në fshatin Gjylekar, te fermerja Valdete Sahiti. Tema e trajnimit ishte: “Përgatitja e fidaneve të specit për në fushë të hapur”.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
