Mbahet mbledhja e llI-të e Kuvendit të Komunës së Deçanit

U mbajt mbledhja e llI-të e Kuvendit të Komunës së Deçanit të cilën e kryesoj Hajdar Sutaj, ndërsa i pranishëm ishte kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorët e drejrorive komunale, zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Për këtë mbledhje u diskutuan këto pika:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2.Marrja e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2024 nga të hyrat vetanake të vitit 2024

3.Marrja e vendimit për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2024 në vitin aktual fiskal 2025

4.Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2025

5.Shfuqizimi i Vendimit 01. Nr.II-5, dt 28.02.2018 për hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj – Haxhi Mushkolaj” në qytetin e Deçanit

6.Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit 01.Nr.I-11 dt. 31.01.2018 për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

7.Shqyrtimi i kërkesave;

8.Të ndryshme.

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anërarët e kuvendit.

Si pikë shtesë e rendit të ditës ishte kerkesa e OVL-së në Deçan, për financimin e botimit të librit “Monumentet e Lirisë” të autorit Faton Mehmetaj, e cila u miratua nga anëtaret e Kuvendit.

U shfuqizua vendimi me nr 01.Nr.ll-5, dt 28.02.2018 për hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj – Haxhi Mushkolaj” në qytetin e Deçanit.

Koordinatoria e KKSB-së, Gentina Iberhysaj – Mazrekaj informoj për ndryshimin dhe plotësimin e anëtarve të KKSB-së.

Në pyetjet e parashtruara anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe drejtorët komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt shfuqizon Planin Zhvillimor Komunal 2017–2025

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Xhavit …